Si mund të mbrohet klima?

Pubblicato il da EFESS

Si mund të mbrohet klima?
 

Për fat të keq ne kemi një sërë problemesh mjedisore, të cilat pjesërisht ndërthuren fort me njëri-tjetrin. Problemi
, në mënyrë të dukshme, më i rëndësishëm duket se është ndryshimi i klimës, sipas një anketimi ekspertësh të vitit 2000. Për këtë arsye më poshtë do ta trajtojmë ndryshimin e klimës në mënyrë ekzemplare.




The Day After Tomorrow – vetëm një vizion horrori?

Në filmin e tij "The Day After Tomorrow" producenti dhe regjisori i filmit Roland Emmerich tregon historinë e një shkencëtari meteorolog, i cili – sikurse edhe  pjesa tjetër e botës - kapet në befasi nga një ndryshim i papritur i klimës. Pasojnë stuhi të furishme, Los Angeles shkretohet nga Tornadot, New York-u përmbytet nën një valë gjigante batice dhe të gjithë hemisferën e veriut e përfshin një periudhë akullnaje. Në film është pikërisht shkëputja e Rrymës  së Gjirit ajo, që shkakton fillimin e epokës së akullnajave në Evropë dhe SHBA.

Koncepte bazë

Moti ynë është gjendja e atmosferës rreth nesh, e cila karakterizohet nga ndryshime të temperëturës, trysnisë së ajrit, lagështisë, erës, reve dhe reshjeve brenda periudhash të shkurtra kohore (orë, ditë).

Me klimë kuptohet mesatarja e gjendjeve të motit dhe frekuenca e fenomeneve ekstreme te motit në periudha të gjata kohore (vite, shekuj, mijëvjeçarë).

 

 

A do të mund të ishte kjo pamja e së ardhmes sonë?

Si prodhim tipik hollivudian ky film i përshkruan ngjarjet natyrisht në mënyrë të ekzagjeruar  dhe – per arsye të dramaturgjisë – në një periudhe të ngjeshur kohore. Por gjithsesi e tërë kjo ka një thelb të vërtetë. Ne jemi faktikisht duke shkuar drejt një katastrofe klimatike. Kjo natyrisht nuk do të ndodhë në dekadat e ardhshme – sipas mendimit të pjesës më të madhe të shkencëtarëve – dhe jo në një mënyrë kaq drastike. Shkencëtarët rekomandojnë, që ngrohja globale duhet frenuar, në mënyrë që të mund të pengohen katastrofat.

 

Shembull i mirë

Gjatë prodhimit të filmit The Day After Tomorrow është bërë kujdes të  shkaktoheshin sa më pak nxjerrje dioksidi karboni. Për prurjet e pashmangshme janë paguar vullnetarisht tarifa me qëllim financimin në vende të tjera të masave të marra për reduktimin e dioksidit të karbonit.

 mj.jpg

 

Klima jonë po shndërrohet


 

   

Gjatë historisë së tokës klima ka qenë gjithmonë në ndryshim, madje pjesërisht në mënyrë dramatike. Ka patur një shkëmbim periudhash të ngrohta dhe akullnajash. Gjithsesi në 10.000 vitet e fundit klima ka qenë veçanërisht e qëndrueshme. Në këtë kohë është zhvilluar civilizim njerëzor. Në 100 vitet e fundit  - që prej fillimit të industrializimit – temperatura mesatare globale është rritur me rreth 0,6 °C, pra më shpejt se kurrë më parë në 1000 vitet e shkuara. Diagrama e mësipërme e IPCC (Intergovernmental Panel on Climate Change) e bën të qartë këtë zhvillim.

Thelbi i këtij ndryshimi të klimës, rreth të cilit tashmë askush nuk dyshon seriozisht, është ngrohja e tokës, rritja e temperaturës globale të sipërfaqes së tokës. Kjo mbart pastaj edhe ndryshimet e tjera të vërejtura në sistemn global klimaterik: akujt e përhershëm nëpër male dhe blloqet e akujve polarë shkrihen, niveli i detit rritet, qarkullimi i ujit shtohet, reshjet bëhen më ekstreme dhe katastrofat e ashtuquajtura natyrore dhe më të shpeshta.

 mjj.jpg

Nga një raport i IPCC (2001)

Vitet '90-të ishin dekada më e ngrohtë, ndërsa viti 1998 viti më i ngrohtë i shekullit të kaluar.

Analiza të reja të unazave të drurëve, brendësisë së akujve, koraleve dhe shënimeve të ndryshme historik kanë treguar, se ngrohja e shekullit të fundit ka të ngjarë të jetë më e larta në 1000 vitet e shkuara.

Rritja globale e nivelit të detit në shekullin e fundit ka arritur vlerën e rreth 10-20 cm.

Shtresa e dëborës në brezat e mesëm dhe të lartë nordikë, që prej fundit të viteve '60-të është ulur me rreth 10%, në të njëjtën kohë shënohet në shkallë të gjerë një zvogëlim i dukshëm i akujve të përjetshëm në male.

 

Cilat janë pasojat e ngrohjes së tokës?

 

 

Ø  Akujt e përjetshëm dhe ata polarë shkrihen
 

Ø  Ngrohje në rritje e oqeanit dhe rritje e nivelit të detit (reduktim i sipërfaqes, ishujt e vegjël kërcënohen në ekzistencën e tyre)

Ø  Përforcohet qarkullimi lobal ujor: në tropik avullon më shumë ujë,i cili bie në formë reshjesh në brezat veriorë; tipologjitë e reshjeve ndryshojnë.

Ø  Ulet përbërja e kripës në Atlantikun Verior; po dobësohet Rryma e Gjirit dhe bashkë me të edhe sjellja e rrymave të ngrohta në drejtim të Evropës, që mund të shkojë deri në një ndërprerje të plotë të tyre; nuk përjashtohen ndryshime të menjëhershme të klimës.

Ø  Shfaqje të shpeshta të fenomeneve ekstreme të motit: ciklone, shira të fuqishme, përmbytje, thatësira.

Ø  Ndryshim i bimësisë: mund të zhduken sipërfaqe shumë të mëdha pyjore.  Kjo do të çonte në çlirimin e sasive të mëdha të dioksidit të karbonit, që do ta përforconin edhe me tej efektin serë (shih poshtë) dhe do të çonin në një ngrohje më të shpejtë të tokës ("efekti serë galopant ")

Ø  Zgjerimi i shkretëtirave (humbje sipërfaqeje, refugjatë mjedisi)

Ø  Dëmtim i mundshëm i shtresës së ozonit: supozohet që ngrohja e tokës të sjellë një ftohje të stratosferës (pjesë e Atmosferës në lartësinë 15–25 km), gjë që do të përshpejtonte prishjen e shtresës së ozonit

kk.jpg

Përse ngrohet toka? – Efekti serë

Temperaturat e larta në një serë bëjnë, që drita e diellit gjithe energji të hyjë brenda pa pengesa, por pa lënë të dalë jashtë nxehtësia, që lëshon toka. E njëjta gjë ndodh edhe me atmosferën tonë. Këtu veprojnë gaze që absorbojnë rreze infra të kuqe, të ashtquajturat gaze të serës, njësoj si një serë.
Avulli, që gjendet në atmosferë dhe gaze të natyrshme si dioksidi i karbonit, oksidi i azotit (Distickstoffoxid), metani  dhe ozoni i lënë të kalojnë shumë lirshëm rrezet me valë të shkurtra dhe të ngarkuara me energji të diellit, por absorbojnë rrezet me valë të gjata të ngrohtësisë së tokës. Gazët e serës e emetojnë këtë energji nga njëra anë në atmosferë dhe nga ana tjetër e rikthejnë ate në sipërfaqe të tokës. Në këtë mënyrë toka ngrohet në një temperaturë  mesatare prej rreth 15°C (në vend të rreth –18°C)  duke mundësuar kështu jetën e njerëzve në planetin tonë.
Ky fenomen quhet efekti serë i natyrshëm.
Eralda Zito

Con tag Mjedis

Per essere informato degli ultimi articoli, iscriviti:
Commenta il post