Si të mbrohemi nga gripi

Pubblicato il da EFESS

 

Si të mbrohemi nga gripi

Në ndërrimin e sezonave gjatë vitit ka një rritje të ndjeshme të rasteve me infeksione. Infeksionet shfaqen më së shumti në pranverë dhe vjeshtën e vonë, kur temperaturat nuk janë stabile dhe ndërrohen shumë shpesh. Këtu përmblidhen shumë sëmundje që shfaqen çdo vit dhe që në mjekësi njihen me emrin grip.

 gr.jpg

Këto janë sëmundje aerogjene, që përhapen nëpërmjet spërkave dhe në këtë periudhë, ku fëmijët qëndrojnë më pranë dhe në ambiente të mbyllura, shtohet mundësia e transmetimit nga njëri fëmijë tek tjetri. Në momentin e takimit me të sëmurët, kalojnë disa orë (12-48), më pas shfaqen shenjat e para të rrufës. Pjesa dërmuese e infeksioneve shkaktohet nga viruse të ndryshme, mesatarisht janë rreth 200 të tillë që qarkullojnë në ajër, të cilët dëmtojnë imunitetin me të kontaktuar organizmin. E njëjta gjë përsëritet çdo vit. Kështu, nëse në verë kemi shtim të rasteve me probleme të aparatit tretës që shoqërohen me diarre, në dimër kemi shtim të rasteve të infeksioneve virusale.

 

Shenjat

Shenja e parë është mungesa e gjallërisë së fëmijës. Pas disa orësh shfaqen shenjat e vërteta. Fëmija ka temperaturë që mund të shkojë deri në 39 gradë, ka skuqje sysh, kullim hundësh, dhimbje fyti, dhimbje veshi, humbje oreksi, dhimbje muskujsh, dobësi të përgjithshme dhe kollë. Në disa raste të tjera fëmija mund të ketë dhimbje të forta barku, gjë që shpesh ngatërron rrufën me probleme të aparatit tretës, shpesh kanë diarre dhe të vjella.

Sa më i vogël të jetë fëmija, aq më të rënda janë shenjat, sepse shkalla e imunitetit është e ulët dhe kundërpërgjigja e organizmit është më e ulët. Këto shenja qetësohen pas 3-4 ditësh, dhe pas 1 jave zbuten shenjat madhore. Mund të mbetet kolla, e cila zhduket gradualisht. Po, mund të japë komplikacione

 

Si të reagoni ndaj temperaturës së lartë

Masa e parë parandaluese është bërja e vaksinës kundër gripit. Këtë duhet ta bëjnë sidomos ata fëmijë që janë të predispozuar për t’u prekur nga infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, ata që vuajnë nga diabeti, veshkat, pra që janë të sëmurë kronikë. Masa tjetër parandaluese është shmangia e kontaktit me fëmijë apo persona të rritur të sëmurë. Shmangia e ambienteve të mbipopulluara, të paajrosura mirë.

 gri.jpg

Këshilla

1 - Mbani nën kontroll temperaturën

2 - Qumështi i ngrohtë me mjaltë është një balsam shumë i mirë, madje ideal, për kollën dhe fytin.

3 - Nëse ka kollë dhe dhimbje fyti, përdorni avujt me ujë të ngrohtë e kamomil dhe gargara me ujë me kripë.

4 - Mundohuni të mos përdorni antibiotikë, ato nuk të shërojnë nga gripi.

5 - Të vetmet raste kur mund të kenë efekt janë komplikimet bakteriale, të cilat e dobësojnë tej mase organizmin.

 

Frutat dhe perimet që luftojnë gripin dhe të ftohurin

Në këtë rast bën pjesë edhe hudhra, së cilës është e këshillueshme t’i hiqet lëvozhga,pem dhe perime ndryshme lëngje.

Mjekësia dhe shkenca kanë bërë të mundur që në ditët e sotme të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm këtu luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit.

Ndërsa ushqimi i mirë është vital për shëndetin, edhe dieta është po aq e rëndësishme. Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tona të tretjes.

fr.jpg

Mbrojtja nga gripi, qumesht ne vend te agrumeve

Kemi shtrydhur pa fund agrume per t’u mbrojtur nga gripi dhe te ftohtet, por tani mesohet se eshte me mire te pime qumesht. Studimi eshte publikuar nga nje grup kerkuesish te Universitetit te Kolorados dhe te “Massachusetts General Hospital” ne Boston.




Ata kane verejtur nje lidhje mes semundjeve te aparatit te frymemarrjes dhe vitamines D, duke matur nivelin e vitamines tek 19 mije persona. Ata qe kishin ne trup me pak se 10 nanogram per mililiter gjak, ishin 40 perqind me te rrezikuar per t’u semurur nga infeksionet e stines. Efekti i vitamines D ishte me i dukshem tek personat qe vuanin nga astma, apo nga bronkopneumonia akute.

Duke iu referuar studimit te shkencetareve amerikane, per te luftuar gripin, ne vend te dyndemi me vitaminen C, duhet te perdorim vitaminen D. Vitamina C eshte nje antioksidant dhe ne e kemi perdorur shpesh, por ajo ka rezultuar efikase vetem ne rastet eksteme.

Mjeket thone se tani duhet te perqendrohemi tek qumeshti, qe ka vitamine D. Ne dimer shtohet prekja nga gripi, sepse vitamina D bie dhe ekspozimi ne diell eshte me i paket.

 Eralda Zito

 

 

Con tag Shendetesi

Per essere informato degli ultimi articoli, iscriviti:
Commenta il post