Nëntë arsye përse vrapi ndikon në shëndet

Pubblicato il da EFESS

Sporti

sp-copia-1.jpg

 

Muskujt dhe kockat bëhen më të shëndetshme dhe më të forta për shkak të kërkesave që u bëhen atyre nga vrapimi

 

Vrapi gjithmonë është konsideruar si armë e mirë kundër dobësimit dhe mbajtjes së trupit në formë. Por së fundmi, mjekë, sportistë dhe specialistë të fituesit rekomandojnë shumë vrapin. Madje, do të ishte shumë mirë sikur të mos hezitonit aspak dhe të niseshit që tani për një vrap, qoftë edhe nga Liqeni Artificial. Arsyet janë të pafundme, por studimet e fundit kanë treguar se nëntë arsye shëndetësore bëjnë që vrapi të jetë shumë i rekomandueshëm.

Humbja e peshës

Vrapimi është një nga sportet më të mira për të humbur peshë e përveç të tjerash nëse je në luftë me veten duke u munduar të ndalosh dëshirën për të ngrënë gjithçka që sheh, atëherë lajmi i mirë është se vrapimi gjithashtu ul oreksin.

Ngadalëson procesin e plakjes

Procesi natyral i humbjes së muskujve dhe eshtrave me plakje mund të ngadalësohet në trupin e vrapuesve që vrapojnë shpeshherë. Muskujt dhe kockat bëhen më të shëndetshme dhe më të forta për shkak të kërkesave që u bëhen atyre nga vrapimi. Kjo gjithashtu do të thotë se ju keni gjasa të shtyni apo shmangni efektet e osteoporozës. Nuk ke nevojë të më besosh mua; lexo intervistën nga “Neë Scientist” të bërë me njeriun i cili në të 80-at akoma vrapon nëpër maratona vrapi!

Seks më të mirë

Shkencëtarët nga Harvard School of Public Health kanë treguar se meshkujt të cilët ishin fizikisht aktivë (si vrapuesit), kishin 30% më pak gjasa të kishin apo zhvillonin probleme në shtrat dhe se ngritja e qarkullimit të gjakut përreth trupit, shkaktuar nga ushtrimet e rregullta do të thotë se si meshkujt ashtu edhe femrat kishin përvojë më të mirë në shtrat.

spp-copia-1.jpg

Shtypja e gjakut më e ulët

Kur vrapon, arteriet e tua bëhen më fleksibile, në fakt, kur ushtron, edhe ato ushtrojnë. Kështu, duke e mirëmbajtur këtë fleksibilitet të arterieve ju gjithashtu siguroheni që shtypja e gjakut të ulet.

Mushkëri të shëndetshme

Duke bërë frymëmarrje të thella gjatë vrapimit ju i detyroni mushkëritë tuaja që të përdorin më shumë nga potenciali i tyre, rreth 50% e indeve të mushkërive normalisht nuk përdoret nga ju! Nëse jeni duhanpirës, atëherë njëra nga dobitë e vrapimit është rikuperimi i potencialit të mushkërive të tua.

Rrit fuqinë e trurit

Vrapuesit e rregullt kanë përmirësim të konsiderueshëm në aftësitë mendore të tyre gjersa plakeshin krahasuar me ata që bënin jetë duke ndenjur. Gjithashtu vetëm 25 minuta ushtrime aerobike kanë treguar se përmirësojnë kreativitetin tuaj.

Përmirëson gjendjen shpirtërore

Nuk ka dyshim në këtë dhe se njëra nga dobitë kryesore të vrapimit është ndjenja e mirë që ju arrini të keni duke u larguar nga të gjitha streset dhe shtrëngatat e jetës së përditshme. A bëhet në pyll apo në rrugë apo kudo që ju vjen për shtat, gjithçka duket më mirë dhe më lehtë kapërcehet kur vrapon. BBC ka një artikull të mirë se si Ronnie Sullivan ka përdorur vrapimin për të luftuar depresionin.

Sistem kardiovaskular më të fortë

Zemra dhe mushkëritë e tua do të forcohen dhe do të jenë më efektive kur u jepet rasti që të tregojnë se çfarë mund të bëjnë.

Kolesteroli ulet

Vrapimi rrit në trupin tuaj nivelet e HDL ose ndryshe si e quajnë “kolesterina e mirë” dhe në të njëjtën kohë zvogëlon LDL ose “kolesterina e keqe”. Kjo mundëson që ju të zvogëloni gjasat që të pësoni nga pika në tru apo sulm në zemër… ngrihu e vrapo! 

 

 Eralda Zito

Con tag Sport

Per essere informato degli ultimi articoli, iscriviti:
Commenta il post