Si te kemi floke dhe lekure te shendetshme?

Pubblicato il da EFESS

15 këshilla për flokë të bukura dhe të shëndosha!    

NGA STELA MAKO

      Sa herë kemi dëgjuar fjalën e urtë: “Bukuria buron nga brenda”?

Nuk duhet të harrojmë se kjo formulë vlen edhe për bukurinë flokëve, sepse ushqimet që konsumojmë ndikojnë në pamjen tonë.

Ja disa këshilla për të pasur flokë të bukura dhe sa më të shëndetshme.

1. Sa më shpesh t’i lash flokët, ata do të jenë më të shëndetshëm. Ajri i ndotur, yndyra dhe djersa ndikojnë te flokët tuaja më shumë sesa mendoni. Rekomandohet larja dy herë në javë.

2. Në qoftë se flokët i lani pothuajse çdo ditë, shampon aplikojeni në zverk, në tëmth dhe në ballë: tri pikat më të rëndësishme të cilat krijojnë yndyrë. Pastaj ngadalë formo shkumën me ujë të vakët, në qoftë se ke flokë normale apo të yndyrshme, përkatësisht me ujë të ftohtë në qoftë se flokët i ke të thata. Shamponin lëre të veprojë disa minuta dhe pastaj flokët krihini me krehër me dhëmbë të gjerë. Vetëm pasi t’i kesh bërë këto veprime laji flokët.

3. Harroni shprehinë e vjetër se fërkimi i tepërt i flokëve me peshqir pas larjes është i dëmshëm. Do të ndjehesh më komode, por edhe flokët do të jenë më mirë në qoftë se i mbështjell vetëm me një peshqir të tharë. Peshqiri e mbledh pjesën më të madhe të lagështisë.

4. Intervali kohor për tharjen e flokëve me tharëse është midis 25 dhe 30 minutave. Në këtë mënyrë majat e flokëve nuk do të pësojnë djegie.

5. Flokët me onde thajini pjesërisht me tharëse. Pjesën tjetër të tharjes lërja ajrit. Vetëm pas tharjes mund t’i krehësh.

6. Kundër çarjes së majave të flokëve, si ilaçi më i thjeshtë në kushte shtëpie është e verdha e vezës dhe vaji i recinës. Ato ndihmojnë regjenerimin e flokëve në mënyrë efektive. Vajin ngroheni pak dhe përziejeni me vezën, derisa të krijohet një masë e ngjashme me majonezën. Mos i lani flokët, por fërkojeni majat e tyre me regjeneruesin dhe mbështillini me letër alumini, duke i mbajtur për një kohë të gjatë. Më pas lajini sa më mirë dhe do të shihni efektin pozitiv.

7. Në qoftë se përdor llakun e flokëve, para se të shkosh për të fjetur gjumë duhet ta eliminosh atë, duke përdorur një krem pastrues për flokët pasi llaku e dëmton. Në qoftë se dëshiron që krehja të jetë e shkëlqyeshme dhe natyrore, mos e hidh llakun drejtpërdrejt në flokë, por në krehër apo në duar dhe me to spërkati flokët duke e përhapur në mënyrë të njëtrajtshme.

8. Në qoftë se nuk keni kohën e mjaftueshëm për t’u larë sa më shpesh, por ke probleme me yndyrën, përdor pudër dhe më pas krihi lehtas për të eliminuar yndyrën dhe për t’i dhënë një shkëlqim flokëve tuaja.

9. Në qoftë se dëshiron që flokët tuaja ngjyrë gështenje të duken më të shkëlqyeshme dhe më të bollshme, laji në ujë në të cilin më parë ke zier lëvore arre (jo lëvozhga). Lëvoret zieji gjysmë ore dhe pastaj kulloji. Nga sasia e lëvoreve të cilat i ke përdorur varet nuanca e ngjyrës së flokëve.

10. Në qoftë se dëshiron ta ndërrosh ngjyrën e flokëve vetë në shtëpi, përherë me përpikëri përmbaju udhëzimeve. Sasinë e pashfrytëzuar të ngjyrës hidhe, sepse atë nuk do të mund ta shfrytëzosh herën tjetër.

11. Në qoftë se tashmë ke përdorur bojë flokësh dhe tenton t’i japësh atyre një ngjyrë më të errët, por nuk mundesh përdor në fillim ngjyrat më të zbehta derisa të arrini te ato të errëta, pasi në të kundërt do të dëmtoni flokun në mënyrë të pariparueshme.

12. Kurrë mos e tepro me prodhimet kozmetike në sasi, pasi ato janë të dëmshme dhe mund të bëhen shkak për rënien e flokëve dhe dëmtimin e tyre që në rrënjë, çka do të thotë se duhet të përdorni më së shumti kondicioner që flokët të jenë të formë të plotë dhe me ngjyra sa më natyrale. Në qoftë se ke flokë bionde që anojnë nga ngjyra e zezë, shmangi shampot të cilat mund t’i shkëlqejnë flokët. Ato, flokëve ngjyrë të errët u japin ngjyrë të kuqërremtë.

13. Në qoftë se krehjen e formësoni me furçë, shfrytëzoje atë që të përshtatet më mirë me flokët e tua: përdor karfica të buta që janë të përshtatshme për furçat e holla, me forma të rrumbullakëta. Ndërkaq, për flokë të gjatë furçat më të mira janë ato të gjera, për të eliminuar volumin jo estetik.

14. Sa më pak t’i ngarkosh flokët me karfica dhe me llastikë, më mirë pasi të tendosura ato mund të këputen. Nëse do t’i lini të lira ato do të marrin frymë lirisht dhe do të jenë të shëndosha.

15. Ushtrimet e rregullta si fitnesi apo pedalimi i biçikletës ndikojnë mirë në rritjen dhe shëndetin e flokëve.

Con tag Mode

Per essere informato degli ultimi articoli, iscriviti:
Commenta il post