Si te prshtasim rripin me veshjen, per tu dukur femerore?

Pubblicato il da EFESS

 

Si te pershtasim rripin me veshjen, per tu dukur sa me femerore?

 

Rripi është kthyer në modë me të madhe, mu sikur të donte të përputhej me filozofinë e ‘shtrëngimit të rripit’ që mbretëron tani në botë. Këtë sezon, disenjatorët preferojnë femrën e cila ka një sensualitet të sofistikuar, ku në sy bie sidomos rripi i madh, i cili vihet lart, mbi bel.

 Shtëpitë e modës "Chanel" dhe "Dior" e kanë nënshkruar këtë aksesor të modës në javët e fundit të shfaqjes së koleksioneve të tyre. Për pranverë paralajmërojnë gurë shkëlqyes në rripa të hollë, sikur ata nga koleksioni

“Lanvin”.

 


 

Porosia joshëse që bartë rripi është edhe më e theksuar nëse ai kombinohet me bluza të gjera e të mëdha, me pallto, ‘cardigan’ dhe fustane, me ç’rast vjen deri te theksimi më i madh i siluetës së femrave. Rripi është një aksesor unik i modës, meqë mund të kombinohet me shumëçka, mjafton që ta lini të lirë imagjinatën tuaj. Pamja e ashtuquajtur ‘casual’ e xhinseve dhe këmishës së hollë mund të plotësohet me rrip i cili bie lehtazi në ije, e për mbrëmje mund të përgatiteni ashtu që vishni pantallona të ngushtë në kontrast me tunikën e gjerë, e cila lidhet me rrip të gjerë.

Por, që të theksohet beli, me rëndësi është që pjesa e epërme apo e poshtme e gardërobës të jetë voluminoze, përndryshe rripi e humbë qëllimin e tij. Zgjedhja e materialit për rrip është e pafundme, duke filluar nga lëkura e deri te druri, kursedetajet në formë të kristaleve spo tokëzës unike mundtë jenë zëvendësim i mirë për stoli. Për një përshtypje unike blini rripin që ka pamjen e qaforeve unike - "statement". Sido që të jetë, pamarrë parasysh se për çfarë varianti të rripit të përcaktoheni, me rëndësi është feminiliteti i personit që e bartë.

Fabiola Hoxha

Con tag Mode

Per essere informato degli ultimi articoli, iscriviti:
Commenta il post