Si te mos stresohemi nga shkolla?

Pubblicato il da EFESS

ATD6MILCAZWHI3CCAFEP8KQCAL0CPM8CA8953UECA3ZHPTSCAVD24U4CAH5.jpg

 

Duhet ta pranojme, ka ndodhur qe shpesh shkolla ka ndikuar shume ne anen tone emocionale. Ndoshta per shkak te notave, detyrave te shtepise apo ndonje provimi te rendesishem. Por duhet qe gjithmone te gjejme dicka per te dale nga ai stres i shkaktuar.

 

Hapi I
Gjeni arsyen prej se ciles ju jeni stresuar. Ato me te shpeshtat jane per shkak provimesh, detyrash shtepie, notash apo thjesht shkolla ne teresi.

Hapi II
Nese ju streson nje provim, mundohuni ta paraprini, te mesoni shkalle-shkalle, cdo dite nga pak. Te rishikosh materialet nje dite para provimit eshte dicka teper thelbesore. Do t;ju ndihmoje te dilni sa me mire.
Hapi III
Nese merrni nota te keqija mos u shqetesoni. Kur te shikoni gabimet qe keni bere, qeshni me to, mos tentoni te ‘varni’ veten. Qeshni dhe talluni, me pas do te shikoni qe ato gabime nuk do te perseriten.
Hapi IV
Mundohuni te kuptoni te gjitha gjerat qe ju sjell shkolla. Pervec se ju ndihmon ne jete, te ecni perpara, ajo gjithashtu ju ndihmon te njihni njerez te rinj, shoqeirne e cila eshte nj epjese mjaft e rendesishme per ju. Nxirrni nga shkolla te gjitha gjerat positive qe ajo ju ofron.
Hapi V
Hani rregullisht vakte te plota. Ushqimi i mire ju ndihmon te jeni te qete dhe te perqendruar.
Hapi VI
Flini sa me rehat naten. Kjo ju ndihmon te jeni me te vemendshem dhe te arrini sa me shume gjera.
Hapi VII
Qeshni. Te gjeni qofte edhe ne gjerat me te vogla ju ndihmon te hiqni stresin.
Hapi VIII
Mendoni pozitivisht. Fokusimi ne gjerat e keqija thjesht ju mban juve te merzitur dhe ju ngarkon me energji negative.

Eralda Zito

Con tag Arsim

Per essere informato degli ultimi articoli, iscriviti:
Commenta il post