Ëmbëlsira nga çokollata dhe bajamet

Pubblicato il da EFESS

-Ëmbëlsira nga çokollata dhe bajamet 
Nevojiten:
* 2 lugë bajame të bluara em.jpg
* 100 gr çokollatë për zierje 
* 3 lugë 
kafe turke të fortë 
* 2 lugë miell 
* 70 gr sheqer i kafenjtë 
* 3 vezë 
* gjalpë 


Për lyerje: 70 gr çokollatë për zierje, 1 dl ajkë 
të ëmbël, 2 lugë kafe turke të fortë, 4 toptha akullore vanilje.
embb.jpg

Përgatitja:
Katër këllëf ëmbëlsirash lyhen me gjalpë ndërsa fundin dhe anët lyeni me 
bajame të bluara. Çokollatën e copëtoni, e përvëloni me kafe dhe e lini të 
shkrihet ngadalë. Pastaj i shtoni miellin, gjysmën e sheqerit dhe të kuqtë e 
vezëve. Të bardhtë i tundni mirë bashkë me sasinë tjetër të sheqerit, derisa të 
formohet një shkumë e fortë.
Shkumën ia shtoni masës me çokollatë e miell, duke e përzier ngadalë nga 
fundi deri në sipërfaqe. E tërë masa ndahet në katër këllëfët e përgatitur (me 
gjalpë e bajame), mbulohen me foli dhe lihen në temperaturë të dhomës të 
qëndrojnë rreth 1 orë. Futen në furrën e nxehur dhe piqen rreth 20 minuta, 
derisa masa të mbushë këllëfin dhe të forcohet.
Në ndërkohë përgatitet yçi (masa për lyerje). Ajka nxehet deri në vlim, hiqet 
nga zjarri, shtohet çokollata e thërrmuar dhe përzihen derisa të fitohet një 
masë e lëmuar. Shtohet kafeja dhe përzihet përsëri. Pasi të jenë pjekur dhe 
nxjerrë nga furra, ëmbëlsirat lihen të ftohen, rrotullohen në pjatat ku do të 
shërbehen dhe sipër ju qitet yçi (masa për lyerje). Anash shtohet nga një topth 
akullore nga vanilja dhe ndonjë kokërr bajame.

 emmb.jpg

Eni LAMO

Con tag Kuzhine

Per essere informato degli ultimi articoli, iscriviti:
Commenta il post