Sunday 27 february 7 27 /02 /Feb 22:37

Sporti dhe shëndeti

Studimet e kohëve të fundit tregojnë se ushtrimet fizike ndikojnë për një jetë të shëndetshme më të gjatë, më të mirë dhe më të zgjuar.

 Tashmë është fakt i njohur se njerëzit që merren rregullisht me sport jetojnë deri në 4 vjet më gjatë se njerëzit që bëjnë pak, ose asnjë lloj ushtrimi fizik. Doktor Jay Smith i Klinikës Mayo në shtetin Minesota, është specialialist në këtë fushë. 

Ai thotë se njerëzit që bëjnë sport ka gjasa të jetojnë më gjatë. Ata gjithashtu bëjnë një jetë më cilësore. Zoti Smith thotë se kjo ndodh ngaqë ushtrimet e rregullta fizike ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe një sërë sëmundjesh të tjera. Ai është bashkautor i një libri të titulluar “Kulturë fizike për çdo njeri”. Ai thotë se ushtrimet e rregullta fizike i ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga tensioni,  diabeti dhe mbipesha trupore.  Doktor Smith thotë se edhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe artriti mund të kryejnë ushtrime fizike, sigurisht të kufizuara dhe duke u këshilluar më parë me mjekun.  Studime të tjera tregojnë se ushtrimet fizike janë të mira edhe për trurin. Disa ekspertë thonë se ato pakësojnë rrezikun për sëmundjen e Alzajmerit dhe pakësojnë stresin dhe depresionin.

Një studim me përfshirjen e më tepër se 10 mijë personave të moshës 35-55 vjeç për 10-15 vjet tregoi se me kalimin e viteve, tek njerëzit që bënin ushtrime fizike më pak se dy orë në javë, aftësia mendore ishte më e ulët se tek ata që bënin fizkulturë për një kohë më të gjatë dhe rregullisht. Gjithashtu, me aktivitetin e ulët fizik lidheshin kujtesa e dobët, fjalori më i kufizuar dhe aftësitë matematikore. Shkencëtarët thonë se shoqërimi i fizkulturës me muzikë ndihmon në shtimin e energjisë dhe optimizmit.  Një studim me gratë mbipeshë që ecnin rreth 5 kilometra në javë, gjysma e tyre dëgjonin muzikë dhe gjysma jo. Gratë që dëgjonin muzikë ishin më të prirura ta mbanin dietën, ta vazhdonin programin e ushtrimeve fizike dhe të humbnin më tepër peshë se sa grupi tjetër i grave që kryenin fizkulturë por pa dëgjuar njëkohësisht edhe muzikë.  

 

Sporti dhe dieta janë kryesore

Efektet e dobishme të një aktiviteti të rregullt fizik shfaqen në veçanti gjatë lodhjes dhe mungesës së përqendrimit, faktorë që i shoqërojnë të sëmurët gjatë dhe pas kurave. Ushqimi dhe fizkultura luajnë një rol rëndësishëm kundër tumoreve, si në fazën fillestare, ashtu edhe në cilësinë e jetës gjatë trajtimeve onkologjike, shpjegon një onkolog, i cili është edhe koordinator i takimit. Për një jetë si më parë, kushtuar të shëruarve dhe dëshmive të tyre. Për t’u dhënë shpresë pacientëve dhe për të nxitur bashkëbisedimin për post-sëmundjen, gjatë kongresit u hap edhe një faqe interneti, ku u mblodhën të gjitha historitë e personave që kanë arritur t’ia dalin mbanë. Tashmë janë kryer shumë studime për problemin në fjalë dhe provat janë shumë të qarta,vazhdon më tej onkologu. Aktiviteti fizik mbron zhvillimin e kancerit, veçanërisht në zorrën e trashë dhe gji. Për shembull, vajzat që kryejnë një aktivitet të rregullt fizik kanë më pak probabilitet të sëmuren nga kanceri i gjirit. Të dhënat për pacientët me tumor në gji janë shumë të qarta: sporti mund të mbrojë nga prirja për t’u ripërsëritur dhe mund të ulë vdekshmërinë veçanërisht te gratë obeze ose në mbipeshë.

Një zgjidhje edhe për të moshuarit

Në onkologji, numri i të sëmurëve në moshë të madhe është i lartë dhe si pasojë është edhe më e vështirë për t’i kuruar, kjo sepse vuajnë edhe nga sëmundje të tjera, marrin shumë ilaçe dhe shpesh shëndeti i tyre është më delikat. Për këtë arsye, terapitë kundër kancerit janë shumë të rënda. Edhe për to një dietë e shëndetshme dhe gjimnastikë në kushtet e shtëpisë mund të jetë një ndihmesë e madhe, siç tregon edhe një studim amerikan, publikuar në revistën Jama. Sipas të dhënave të fundit të  Instat-it, çdo vit regjistrohen rreth 270 mijë raste të reja tumori, prej të cilave 165 mijë (61 për qind) te 65-vjeçarët. 90 mijë raste përfshijnë individë nga mosha 65 deri në 75 vjeç (30 për qind të totalit) dhe 75 mijë raste (28 për qind) individë mbi 75 vjeç. Janë kryesisht të moshuarit ata që rrezikojnë të përkeqësohen vazhdimisht, madje me një trefish dëmesh: u prishet cilësia e jetës, ndikojnë negativisht në buxhetin e familjes dhe kanë kosto të lartë për shërbimin shëndetësor vendas.

Konfirmime nga studimi i fundit amerikan

Studiuesit amerikanë të institutit kombëtar të shëndetit kanë përzgjedhur 641 të moshuar kanadezë, anglezë dhe amerikanë (nga 65 deri në 91 vjeç) mbi peshë dhe disa që kanë shpëtuar prej kancerit. Të moshuarit ishin diagnostikuar me kancer në gji, zorrën e trashë, ose prostatë. Gjysmës iu tha që të ndiqte zakonet e përditshme ushqimore dhe sportive, ndërsa gjysma tjetër, ish-pacientë, duhej të ndiqte një program diete dhe ushtrime të lehta fizike, me qëllim arritjen e objektivave të vogla të përditshme. Për shembull, për të bërë disa ushtrimeve të lehta për të forcuar muskujt, ecje të shpejtë 30 minuta në ditë, reduktimin e konsumimit të yndyrave dhe rritjen e racionit të frutave dhe zarzavateve. Pas një viti, rezultatet nuk lënë vend për dyshime: grupi që kishte mbajtur dietë dhe kishte bërë gjimnastikë ka shfaqur rezultate më të mira të funksionimit të trupit dhe aftësi të mëdha lëvizëse, ngadalësim i rënies së trupit që lidhet me moshën, ulje të rrezikut për rishfaqjen e sëmundjes dhe një cilësi më të mirë jete.

Të ecësh, të vraposh, të shëtisësh me biçikletë

Pra, kurrë nuk është tepër vonë për t’u kujdesur për veten, siç tregon një pacient, i cili u bë me dije për diagnozën në 2001-shin: Isha i tmerruar. I vetmi mendim që më vinte në kokë ishte se nuk dëshiroja të ndihesha një njeri i sëmurë. Kështu, vendosa që të bëja diçka krejtësisht të re për veten, fillova të vrapoja. Ditët e para ulesha për të pushuar në çdo një metër, por në 2005-ën e përfundova maratonën në 4 orë e 24 minuta. Që atëherë nuk reshta më së vrapuari. Natyrisht që jo të gjithë ish të sëmurët mund dhe dëshirojnë t’u dedikohen garave të tilla. Për t’u ndjerë më mirë, mjafton një aktivitet fizik minimal, si për shembull ecja me hap të shpejtë 30 minuta në ditë, ose siç këshillojnë doktorët, të paktën 60 minuta në javë aktivitet intensiv (vrap dhe ecje të shpejtë duke i alternuar), apo 150 minuta ushtrime të moderuara, si për shembull një ecje e ngadaltë. Për t’u ndjerë më mirë, mjafton një aktivitet fizik minimal, si ecja me hap të shpejtë 30 minuta në ditë. Një dietë e shëndetshme dhe gjimnastikë në kushtet e shtëpisë" mund të jetë një ndihmesë e madhe.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

                                                                                                                                                                  Fabiola Hoxha


Di EFESS - Pubblicato in : Sport
Scrivi un commento - Vedi 0 commenti
Torna alla home

Présentation

Créer un Blog

Recherche

Calendrier

July 2014
M T W T F S S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
<< < > >>
Crea un blog gratis su over-blog.com - Contatti - C.G.U. - Remunerazione in diritti d'autore - Segnala abusi - Articoli più commentati