Mjalti dhe shendeti njeriut

Pubblicato il da EFESS

 

Mjalti dhe Shendeti i njeriut

Mjalti si ushqim i shishëm energjik dhe kurativ,është i njohur qysh në lashtësi nga popujt e ndryshëm të botës. “Babai i mjekësisë” Hipokrati,mjaltin e ka përdorur si ilaç bazë në kurimin e shumë sëmundjeve. Dijetari i madh arab Ibn-Sina (Avicena),për vetitë dobiprurëse të mjaltit,shkruante: “Mjalti forcon frymëmarrjen,ndihmon aparatin tretës,krijon edhe shton oreksin,ruan përkohësisht gjendjen rinore,forcon kujtesën,arsyen,zgjidh gjuhën.” Edhe stërgjyshërit tan ilirë,e në veçanti fisi i taulantëve,e kultivonin shumë bletën për të marr nga ajo sa më shumë mjaltë. Ata me mjaltin pregatisnin në gëzimet e tyre ëmbëlsira të ndryshme,si dhe një llojë vere,që ishte për ta pija më e pëlqyer. Qysh prej lashtësisë mjaltërat e vendit tonë ishin bërë të njohura dhe jashtë kufijve të Ilirisë. Në mesjetë morën famë edhe jashtë vendit mjaltërat e Kaninës (Vlorë),të Vrapit (Peqin),të Zogajt (Tropojë),të Çajupit etje. Edhe në ditët tona ,për një njreri të shëndetshëm thuhet:” I shëndetshëm dhe i fortë sikur të jetë ushqyer me mjaltë”. Mjalti njihet për vlerat e tij të çmuara si mjekues i efektshëm i shumë sëmundjeve. Për dobinë e mjaltit flasin dhe këto të dhëna: fëmijët e ushqyer me mjaltë,në krahasim me ata të ushqyer me sheqer,kan një rritje më të mirë dhe nuk vuajnë nga shqetësimet e aparatit tretës. Te fëmijët e ushqyer me mjaltë asimilimi i kalciumit (kripës shumë të domosdoshme në vitet e para të jetës së tyre) është më i madh. Studimet kan vertetuar se të ushqyerit me qumësht dhe mjaltë të fëmijëve të gjirit nxit shumë zhvillimin e tyre.Tek ata që ushqehen me mjaltë është vrojtuar një rritje e konsiderueshme e homoglobinës në gjak. Mjalti është mik i mëlçisë,ai nxit shtimin në masë të konsiderueshme të glukogjenit,kështu ndihmon në mjekimin e disa sëmundjeve të mëlçisë. Shtimi i hemoglobinës dhe i glukogjenit në mëlçi vjen,veç të tjerave edhe nga kripërat minerale që përmban mjalti. Më të pasura në kripëra minerale janë mjaltërat me ngjyrë të errët si:i gështënjës, i sherebelave,i rigonit të kuq,i pemëve dru-frutor etj. Mjalti,falë aminoacideve dhe lëndëve estrogene që përmban ndihmon në shërimin e mjaft sëmundjeve,siç janë ulçërat,kolitet, dhimbjet e barkut,ai normalizon peristaltikën e zorrëve,kapsllekun,majasëllin, aciditetin e stomakut etj. Mjaltërat më të mira për sëmundjet e organeve tretëse janë ato shumë aromatike si: mjalti i blirit,i eukaliptusit,i agrumeve,i rigonit,i çajit të malit,i lavandulës dhe përzjerjet midis tyre etj. Ndikim pozitiv luan mjalti në sëmundjet uro-genitale. Ai ndihmon diaurezën dhe,duke patur veti antimikrobike,ndihmon në luftimin e baktereve urinare. Këtë funksion mjalti e kryen,veç të tjerave edhe nepërmjet acideve organike. Mjalti ndihmon mjaft në sëmundjet e mushkërive (azmë bronkiale,ftohje,kollë etj.) Efekti mjekues për këto sëmundje i kushtohet përqëndrimit të lartë të sheqerit dhe të faktorëve antimikrobikë etj. Mjaltërat,në veçanti (disa prej të cilave u përmendën më lartë) kan veti kurative edhe në disa sëmunje të sistemit nervor: ato jo vetëm që rritin tonusin e organizimit,por ndihmojnë në qetësimin e sistemit nervor. Si mjet kurues mjalti përdoret edhe nepërmjet tretësirave që injektohen,duke e futur dretpërdrejt në gjak. Si i tillë ai ndihmon te të sëmurët me hipërtension,në sëmundjet e zemrës (pas krizave kardiake) etj. mjalti u jep lëndë energjike muskujve të zemrës,zgjeron enët koronare etj. Mjalti është shumë më pak i dëmshëm për diabertikët (me doza të kufizuar). Për këta të sëmurë përdoren mjaltërat që përmbajnë më shumë fruktozë,si mjalti i akacies,i eukaliptusit,i borzilokut,i tërfileve të ndryshme etj. Veç vetive antimikrobike,mjaltërat janë edhe ripërtrirës të qelizave,prandaj ato janë përdorur edhe nga populli ynë për mjekimin e djegjeve të lëkurës,të plagëve të ndryshme,në sëmundjet e gojës (sidomos të fëmijëve),në të plasurat e buzëve,në sëmundjet e mishërave të dhëmbëve etj.

Studimet e vazhdueshme i përshkruajnë mjaltit këto efekte:
antimikrobik, antiviral, antiparazitar, antiinflamator, antioksidues,
antikanceroz. Studiuesit këshillojnë mjaltin edhe për sportistët si një
burim i theksuar energjie.

Por për t'u arritur shumica e efekteve, mjalti duhet të merret në
mënyrë të rregullt.

esht vertetu se mjalti shum i pasur ne fruktos dhe ne glykoz stimulon dhe perforcon zemren sidomos te sportistave a po te njerzve qe lodhen shpejt.
Mjalti perforcon imunitetin e trupit (rruzat e bardha qe luftojn kundraj gjdo mikroorganizmi te jashtem) do te thot organismi yn asht me i mbrojtur nga gripet, mikrobet, viruset...; trupi asht me i rezistushem kur organismi asht me i mbrojtur, asht si nje lloj vakcinim natyral nese mund te them keshtu.

 

                                                                                                                                                    Fabiola Hoxha

Con tag Shendetesi

Per essere informato degli ultimi articoli, iscriviti:
Commenta il post